Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaMichigan fshin 74 milionë dollarë borxhe mjekësore për 71,000 banorë

Michigan fshin 74 milionë dollarë borxhe mjekësore për 71,000 banorë

Shteti i Michiganit do të fshijë 74 milionë dollarë borxhe mjekësore për më shumë se 71,000 banorë, njoftoi guvernatorja Gretchen Whitmer. Ky është raundi i dytë i faljes së borxheve që synon të lehtësojë barrën financiare për familjet që përballen me shpenzime të larta mjekësore.

Siç raporton CBS News, Michigan bashkëpunon me organizatën kombëtare Undue Medical Debt, e cila blen pako të mëdha borxhash mjekësore me zbritje dhe më pas i fal ato për individët që nuk janë në gjendje t’i paguajnë. Sipas organizatës, mesatarisht çdo dollar i dhënë shlyen rreth 100 dollarë borxh. Për t’u kualifikuar, të ardhurat duhet të jenë deri në katër herë nivelin federal të varfërisë ose borxhi mjekësor të përbëjë të paktën 5% të të ardhurave vjetore. Personat që përfitojnë do të marrin njoftim me letër nga Undue Medical Debt; dërgesat filluan javën e 22 qershorit. Shteti tha se borxhi do të fshihet për rezidentë në qarqet Kent, Ingham, Muskegon, Washtenaw, Macomb, Hillsdale, Lenawee, Genesee, Monroe dhe Eaton.

Më parë, në korrik 2025, Michigan kishte falur 144 milionë dollarë borxhe mjekësore për më shumë se 210,000 banorë, në një program që përfshinte qarqe të tjera të shtetit. Rundi i fundit mbështetet nga një aprovim shtetëror prej 4.5 milionë dollarësh për vitin 2024 dhe nga partneritete me qarqet Kalamazoo, Oakland dhe Wayne.

Sipas CBS News, zyrtarët shtetërorë thonë se do të ketë raunde shtesë faljeje të borxhit në të ardhmen, me synimin për të parandaluar që borxhet mjekësore të çojnë individët drejt falimentimit.

Lini një koment