Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaU mbyt në plazhin e Durrësit, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari nga Berati

U mbyt në plazhin e Durrësit, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari nga Berati

Ardit Muçogllava, 11-vjeçari nga Berati, i cili humbi jetën ditën e diel pasi u mbyt në det në plazhin e Durrësit, është përcjellë këtë të hënë për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore u zhvillua mes dhimbjes dhe lotëve të familjarëve, të afërmve dhe shokëve të tij. Arkëmorti i të miturit u nis nga lagjja “Kushtrim” dhe më pas u varros në Varrezat e Suelasit në Berat.

Ardit Muçogllava ishte djali i vetëm i bashkëshortëve Artan dhe Aldeta Muçogllava dhe vëllai i tre motrave.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së dielës në afërsi të ish-Kavalishencës në Durrës, ku 11-vjeçari kishte shkuar për të kaluar kohë në plazh. Sipas dyshimeve paraprake, ai është mbytur aksidentalisht teksa lahej në det.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e saktë të mbytjes.

Lini një koment