Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMacron rikonfirmon mbështetjen për integrimin – Presidenti francez pret në Élysée Kryeministrin Rama

Macron rikonfirmon mbështetjen për integrimin – Presidenti francez pret në Élysée Kryeministrin Rama

Presidenti francez Emmanuel Macron priti Kryeministrin Rama në Pallatin Élysée në Paris, në një takim që konfirmoi mbështetjen e Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë, forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimin për çështje me rëndësi rajonale e ndërkombëtare. Këtë qëndrim Macron e bëri publik në rrjetet sociale menjëherë pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë.

“Mirë se erdhe, i dashur Edi Rama. Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë. Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane.”

Në fokus të diskutimeve mësohet të kenë qenë gjithashtu zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe çështjet e sigurisë euroatlantike në prag të samitit të ardhshëm të NATO-s.

Takimi është në vijim të kontakteve të rregullta mes dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024 dhe në Tiranë në tetor 2023 e maj 2025.

Lini një koment