Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn

“Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Dritan Goxhaj lexoi 5 kërkesat kryesore të grupit organizator të protestës, ku kërkesa kryesore dhe e panegociueshme ishte dorëheqja e kryeministrit.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Rama e lidh Goxhajn me Iranin ndërsa përsërit atë që ka thënë më herët se të vetmit të fituar nga kjo protestë janë qeveria dhe Partia Socialiste.

“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkroi Rama në Facebook.

Lini një koment