Garda Revolucionare e Iranit sekuestron dy anije në Ngushticën e Hormuzit
Garda Revulocionate e Iranit njoftoi se ka sekuestruar dy anije në Ngushtica e Hormuzit, duke i transferuar ato në ujërat iraniane, me pretendimin se
Garda Revulocionate e Iranit njoftoi se ka sekuestruar dy anije në Ngushtica e Hormuzit, duke i transferuar ato në ujërat iraniane, me pretendimin se kishin shkelur rregullat e lundrimit.
Në një deklaratë të transmetuar nga IRIB, autoritetet iraniane thanë se anijet vepronin pa autorizimin e duhur, duke manipuluar sistemet e navigimit dhe duke rrezikuar sigurinë detare, ndërsa përpiqeshin të largoheshin fshehurazi nga zona.
Edhe një anije e tretë, në pronësi greke, është shënjestruar nga forcat iraniane dhe aktualisht rezulton e paaftë pranë brigjeve të Irani.
Më herët, UKMTO raportoi se dy anije kontejnerësh ishin qëlluar me armë zjarri në të njëjtën zonë, duke rritur shqetësimet për sigurinë në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.