E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiTifozët kërkuan shkarkimin e tij pas Ukrainë-Shqipëri, zyrtarizohet largimi i trajnerit nga stoli i kombëtares

Tifozët kërkuan shkarkimin e tij pas Ukrainë-Shqipëri, zyrtarizohet largimi i trajnerit nga stoli i kombëtares

Sergei Rebrov e ka mbyllur me Ukrainën. Federata njoftoi zyrtarisht vendimin për përfundimin e bashkëpunimit mes palëve. Rebrov ishte trajner i kombëtares që nga vitit 2023. Eliminimi në gjysmëfinalen e “play off”, ndërsa synohej pjesëmarrja në Botëror, ishte mjaft tronditës. 51-vjeçari drejtoi përfaqësuesen e Ukrainës në 34 ndeshje. Gjatë kësaj kohe fitoi 16, humbi dhjetë […]

Sergei Rebrov e ka mbyllur me Ukrainën. Federata njoftoi zyrtarisht vendimin për përfundimin e bashkëpunimit mes palëve.

Rebrov ishte trajner i kombëtares që nga vitit 2023. Eliminimi në gjysmëfinalen e “play off”, ndërsa synohej pjesëmarrja në Botëror, ishte mjaft tronditës.

51-vjeçari drejtoi përfaqësuesen e Ukrainës në 34 ndeshje. Gjatë kësaj kohe fitoi 16, humbi dhjetë dhe barazoi tetë të tjera.

Shkarkimi i tij u kërkua në kor nga tifozët, pikërisht pas miqësores që u fitua ndaj Shqipërisë në fundin e muajit mars. Vendimi përfundimtar për t’u larguar nga stoli erdhi tri javë më vonë.

Lini një koment