Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDeputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, i është bashkuar sulmeve ndaj Dritan Goxhajt, pas publikimit të një letre nga Kryeministri Edi Rama, sipas së cilës, akuzohet se nuk ka marrë pjesë kurrë në luftën e Kosovës.

“Miq, për ditë me radhë, protestuesit në bulevard refuzuan të nxirrnin një përfaqësues dhe, në ditën e 23-të, ata zgjodhën Dritan Goxhajn, njeriun që, sipas një dokumenti të publikuar vite më parë, kur iu kërkua të qëndronte për luftën e Kosovës dhe t’i jepte ndihmën e tij, ai thjesht u përgjigj: “Nuk më ka marrë koka erë”. Sot, çuditërisht, po krejt çuditërisht, i ka marrë koka erë të na shpëtojë Shqipërinë.

Pas ditësh protestë pa prijës, maska ra. Zëdhënësi zyrtar i “Shqipërisë së Re” na qenka një figurë me retorikë publike pro Iranit, kujtoni Iranin, antiamerikan dhe një mohues i pashoq i gjakut të vet. Jo thjesht që nuk është një alternativë politike, por ky është një karikaturë gjeopolitike”, tha Mila përmes një videomesazhi publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

“Në protestë kam dëgjuar shpesh t’u thoni qytetarëve që ndodhen në kafene se ka një vend në ferr për neutralët në kohë trazirash. Ndoshta prijësi juaj revolucionar është fiks rasti. Po për ata që ndezin trazirat dhe i shesin më pas si patriotizëm, duhet të jetë rezervuar, me siguri, një kat më vete. Trishtim, miq. Shumë, shumë, shumë trishtim për mënyrën se si nisi dhe si bitisi kjo histori”.

Lini një koment