Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNis protesta e 24 në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Nis protesta e 24 në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Protesta e 24-t ka nisur këtë të martë në Tiranë, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, teksa theksojnë se kjo është një kërkesë e panegociueshme. Tubimi konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme të mobilizimit qytetar pas javësh të tëra protestash të njëpasnjëshme në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, protesta ka tejkaluar tashmë kërkesat fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Lini një koment