Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e presidentit Macron

Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e presidentit Macron

Gjatë takimit në Paris, kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë vendosur në tryezën e bisedimeve edhe projektin e rihapjes së Liceut Francez të Korçës, si një nga iniciativat e rëndësishme nën kujdesin e presidentit Macron.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e presidentit Macron “si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë.”

“Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë“, shkruan Rama.

Rama shkruan më tej se “një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme.”

Lini një koment