Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaLDK në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

LDK në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, pas mbledhjes së mbajtur dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, ka kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrje të përgjegjësisë nga lidershipi i partisë,

Sipas komunikatës, me shumicë votash anëtarët e Kryesisë kanë vlerësuar se nevojitet ndryshim në drejtim të strukturave udhëheqëse, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, si akt moral dhe politik.

“Është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja”, thuhet në qëndrimin e Kryesisë së LDK-së në Pejë.

Në reagim, është theksuar se ky hap konsiderohet i domosdoshëm për ruajtjen e besimit të anëtarësisë dhe forcimin e standardeve demokratike brenda partisë.

Kryesia ka vlerësuar se një reflektim i tillë përbën “imperativ të qartë politik” për të ardhmen e subjektit në nivel lokal dhe më gjerë.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit është radhitur sërish e treta me 16.69% të votave. /Telegrafi/

Lini një koment