Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AMilani në alarm për të ardhmen e Pulisic, oferta milionëshe tundon “Capitan America”

Milani në alarm për të ardhmen e Pulisic, oferta milionëshe tundon “Capitan America”

Christian Pulisic mbetet një nga lojtarët që Gerry Cardinale dëshiron ta mbajë me çdo kusht, pasi Milani me pronësi amerikane duhet të ketë edhe një futbollist amerikan në përbërje. Megjithatë, ditët e fundit janë shtuar zërat për të ardhmen e mesfushorit 27-vjeçar, të nxitur edhe nga Botërori, ku rikthimi në atdhe duket se i ka rikthyer buzëqeshjen.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Pulisic ndodhet përballë një zgjedhjeje: të vazhdojë te Milani, pavarësisht zhgënjimit për mungesën në Ligën e Kampioneve, ose të rikthehet në SHBA me fanellën e New York City. Klubi amerikan është gati t’i ofrojë mbi 10 milionë euro në sezon dhe kontratë 5-vjeçare.

Negociatat për rinovimin e kontratës, që skadon në vitin 2027, me opsion zgjatjeje edhe për një sezon, kanë mbetur pezull prej kohësh. Dyshimet nga të dyja palët kanë ndikuar edhe në paraqitjet e fundit të lojtarit.

Agjenti i “Capiten America” ka shqyrtuar alternativa të ndryshme, por vetëm oferta e New York City ka rezultuar vërtet joshëse. Deri tani, Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare dhe nuk pritet ta shesë lehtësisht Pulisic.

Megjithatë, nëse vetë lojtari kërkon largimin, mbajtja e tij kundër dëshirës, ndërsa afrohet momenti për një rinovim me kushte shumë më të larta financiare, mund të kthehet në gabim për klubin kuqezi.

Lini një koment