Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet
Në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, kryeministri Edi Rama theksoi se qytetet duhen pastruar nga ato “fije plastike merimangash të një kohe tjetër”, referuar rrëmujës së kabllove.
“Pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty si një shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes”, deklaroi kreu i qeverisë.