Dilema për të ardhmen te Juventusi? Flet David: Kam kontratë 5-vjeçare, sa më përket mua…
Vetëm pak orë para sfidës mes Zvicrës dhe Kanadasë, sulmuesi Jonathan David foli për “RSI Sport”, ku preku edhe temën e Juventusit dhe të ardhmes së tij me bardhezinjtë.
“Besoj se është gjithmonë ndryshe kur luan për një klub dhe kur luan për kombëtaren. Janë skuadra të ndryshme, me stile loje të ndryshme; ndryshon paksa gjithçka. Nëse do të qëndroj te Juventusi? Po, kam një kontratë 5-vjeçare. Për sa më përket mua, do të vazhdoj të luaj aty”, – deklaroi sulmuesi kanadez.
David analizoi gjithashtu kombëtaren zvicerane, duke u ndalur te kundërshtari i tij i drejtpërdrejtë, Manuel Akanji: “Ai është një lojtar shumë i mirë, mbrojtës i shkëlqyer. Ka luajtur për klube vërtet të mëdha dhe ka shumë përvojë”.