Juventus me goditje të dyfishtë në Premier League, vetëm për 10 milionë euro
Juventus pritet të bëjë shumë ndryshime këtë verë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e kaluar. Mungesa në Champions League do të ndikojë shumë në buxhetin e merkatos, por bardhezinjtë po punojnë për disa përforcime me kosto të ulët ose në raste të tjera me kosto zero.
Bardhezinjtë po punojnë për një goditje të dyfishtë në Premier League: portieri i Aston Villa-s, Emiliano Martinez dhe qendërmbrojtësi i Manchester City, John Stones.
I pari është nën kontratë me Aston Villa-n deri në vitin 2029, por largimi i tij këtë verë duket i pashmangshëm. Kosto e transferimit mendohet të jetë vetëm 10 milionë euro.
John Stones ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Man. City. Duke ditur eksperiencën e tij dhe aftësitë mbrojtëse, dhe mbi të gjitha që do të vijë si lojtar i lirë, padyshim që mund të konsiderohet si një lëvizje shumë e mirë nga ana e Juventusit.