Rama pret ambasadorin e Turqisë: Thellim i marrëdhënieve mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një vizitë kortezie ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vlerësua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s.
“Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. B. Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s”, shkruan ambasada e Turqisë në Shqipëri.
Great to welcome the new ambassador of brotherly Turkiye🇦🇱❤️🇹🇷 https://t.co/k6WaQhSODR