Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin
Protesta kundër Qeverisë Rama tashmë po mbështet edhe nga shumë kosovarë.
Përveç aktivistëve dhe zyrtarëve të VV-së, ajo po përkrahet edhe nga njerëz që përfaqësojnë interesa të grupeve të ndryshme fetare në Kosovë.
Derisa protestat në fjalë janë mbështetur edhe nga Irani zyrtar, as kosovarët e besimit “shija” nuk kanë hezituar të dalin në atë protestë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Ikballe Berisha-Huduti, përfaqësuese e sektit “shija” në Kosovë, raporton Nacionale. Përveç disa statuseve mbështesë për protestën, ajo më 15 qershor ka marrë pjesë edhe fizikisht.
Në profilin e saj në Facebook, ka postuar një video mbi 10 minuta që tregon për pjesëmarrjen e saj në këtë protestë.

Ndërsa, një postim tjetër ajo ka postuar një video që protestën e Tiranës e krahason me protestat në Irak.

Ikballe Berisha-Huduti është e njohur në Kosovë për qëndrime kontraverse.
Ajo është nder personat e rrallë që kishte fotografi me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.
Ajo vazhdimisht ka shprehur qëndrime të ashpër edhe ndaj ShBA-së.
Kur forcat amerikane e kishin vrarë gjeneralit iranian, Qasim Soleimani, ajo i kishte quajtuar ShBA-të shtet kriminel.

/TemA