Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në të cilin ndodhemi. Ekspertët e ISHP thonë se këto vlera termike ndikojnë në duke na shkaktuar një sërë problemesh.

Ekspozimi në diell për shumë kohë mund të na shkaktojë dhe goditjen nga i nxehti, që sipas ekspertes është një urgjencë mjekësore që nuk duhet neglizhuar.

Temperaturat e larta prekin thuasje të gjithë popullatën, por më të rrezikuar janë të moshuarit, fëmijët, gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronik.

Kur vera sapo ka nisur, ekspertja këshillon që të shmangen daljet në orët e pikut që janë ndërmjet orës 11 të paradites deri ne 6 të pasditet. Ata që duhet të dalin, të përdorin veshje të lehta, ndërsa konsumi i 2 litrave ujë dhe ushqimit të shëndetshëm me fruta perime mbeten një kusht për një shëndet të mirë.

Lini një koment