E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, aksi ka mbetur i bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa dhjetëra automjete janë detyruar të presin në radhë të gjata deri në normalizimin e situatës.

Nga pamjet e siguruara, janë krijuar radhë kilometrike kamionësh dhe automjetesh në të dyja korsitë e rrugës. Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve të specializuara për largimin e kamionit dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Policia dhe shërbimet përkatëse ndodhen në vendngjarje për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment