Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaKomunitetiProtestë e diasporës shqiptare në Michigan më 28 qershor

Protestë e diasporës shqiptare në Michigan më 28 qershor

Tubim në Southfield në mbështetje të protestave në Shqipëri dhe me thirrje për drejtësi, demokraci dhe dëgjimin e zërit të diasporës

Një grup qytetarësh shqiptarë që jetojnë në shtetin e Michiganit kanë bërë thirrje për një protestë publike, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 28 qershor, në orën 4:00 pasdite, në 26000 Evergreen Road, Southfield, Michigan, në sheshin pas ndërtesës së gjykatës.

Njoftimi i shpërndarë në rrjetet sociale mban sloganin “Mjaft më! Kundër sistemit!” dhe fton shqiptarët e diasporës të marrin pjesë në një tubim që, sipas organizatorëve, synon të shprehë solidaritet me protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe të ngrejë zërin për ndryshime demokratike.

Në materialin promovues renditen tre arsyet kryesore të protestës:

  • për të dëgjuar zërin e diasporës;
  • në mbështetje të shqiptarëve që jetojnë në atdhe;
  • për drejtësi.

Organizatorët theksojnë se protesta synon të bashkojë shqiptarët e zonës së Detroitit dhe më gjerë, duke u dhënë mundësi emigrantëve të shprehin publikisht shqetësimet e tyre për zhvillimet politike dhe institucionale në Shqipëri.

Ky është një tjetër organizim i diasporës shqiptare në Michigan, e cila gjatë javëve të fundit ka zhvilluar disa tubime në mbështetje të protestave në Tiranë. Në këto aktivitete kanë marrë pjesë shqiptarë të brezave të ndryshëm, me theks të veçantë tek të rinjtë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se synojnë të mbajnë të gjallë lidhjen e diasporës me zhvillimet në vend dhe të ushtrojnë presion qytetar për forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Pjesëmarrësit pritet të mblidhen në orën 4:00 pasdite në adresën e caktuar në Southfield, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Michiganit që t’i bashkohen protestës në mënyrë paqësore, duke mbajtur me vete flamurin kombëtar dhe mesazhe që pasqyrojnë kërkesat e tyre qytetare.

Lini një koment