Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaZjarri i madh në Allentown të Pensilvanisë detyron evakuime

Zjarri i madh në Allentown të Pensilvanisë detyron evakuime

Zjarrfikësit po përballen me një zjar të madh në Allentown të Pensilvanisë të mërkurën në mbrëmje, dhe banorët pranë vendit të zjarrit janë nxitur të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas Lehigh County Dispatch, zjarri me gjashtë alarma nisi në një ndërtesë të vjetër tregtare rreth orës 20:40 dhe më pas u përhap duke përfshirë edhe një shtëpi në anën tjetër të rrugës.

Sipas CBS News, autoritetet kanë kërkuar që disa banorë të strehohen në vend derisa ekipet të punojnë për shuarjen, ndërsa banorët në bllokun 300 të Front Street u udhëzuan të dalin nga shtëpitë duke përdorur oborret e pasme. PPL Electric Utilities ndërpreu furnizimin në zonë; rreth 3,600 klientë mbeten pa energji elektrike.

Ende nuk ka raportime për të lënduar, dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet për fikjen dhe sigurimin e zonës. Ngjarja po zhvillohet dhe informacionet do të azhurnohet ndërkohë, siç raporton CBS News.

Lini një koment