Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti shqiptar i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti shqiptar i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot, 25 qershor, një mesazh të gjatë të një emigranti shqiptar që jeton dhe punon në Itali, i cili e ka falënderuar për punën e bërë ndër vite dhe i ka kërkuar të mos mendojë dorëheqjen.

“Mos e çoni as ndërmend (në Itali themi “Nemmeno Per Scherzo”) të jepni dorëheqjen! Ju dhe Partia Socialiste keni qenë ata që në vitet e fundit keni punuar për një vizion që ne të rinjve të lindur dhe/ose të rritur jashtë shtetit po na bën të ëndërrojmë. Po, po na bëni të ëndërrojmë të shpërngulemi në vendin tonë të origjinës për të ardhur të jetojmë dhe të punojmë, dhe nuk dua që kjo ëndërr të fiket pikërisht tani kur duket se është shumë afër realizimit”, i shkruan ai kreut të qeverisë.

“Do të gënjeja po të thosha se jam dakord me gjithçka që keni bërë, por sigurisht është e pamohueshme që ju i keni dhënë një kthesë dhe një zgjim vendit tonë, prandaj ju lutem vazhdoni ta bëni Shqipërinë të madhe dhe të na bëni të ëndërrojmë“, thuhet në mbyllje të mesazhit.

Lini një koment