Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPD kërkoi mocion me debat, Balla: Nuk e njohim partinë e Berishës si përfaqësuese të protestës, kanë transformuar kërkesat e tyre

PD kërkoi mocion me debat, Balla: Nuk e njohim partinë e Berishës si përfaqësuese të protestës, kanë transformuar kërkesat e tyre

Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me protestën dhe kërkesat e qytetarëve është rrëzuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk e pranon Partinë Demokratike dhe Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve. Sipas tij, opozita ka transformuar kërkesat e protestuesve, pasi sikurse thotë ai, ato kanë qenë të ndryshme nga ato që janë paraqitur në Kuvend.

“I kam bërë me dije se janë aq të paaftë saqë kanë transformuar edhe kërkesat e protestuesve. Po t’i merrje kërkesat e opozitës, ishte të ndryshme, kishte sjellë katër halle të veta, vetëm pika e dorëheqjes ishte e njëjtë. Në këtë këndvështrim, ia kem i bërë të qartë se nuk e njohim partinë e Sali Berishës si parti përfaqësuese të protestës.Meqenëse kanë pasdite radhën për të folur, t’i përgjigjen edhe kësaj çështje, a kanë mandat partia e Berishës, t’i përfaqësojë. Mënyra se si ishte formuluar kërkesa, ishte që partia e Sali Berishës vinte në kuvend për të kërkuar në emër të protestuesve1,2,3,4,5 pika. I kam thënë ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që u paskan mandatuar ju. Nuk kërkohet me mocion me debat, por mocion mosbesimi. Duhen 28 firma për të mbledhur, sillni kërkesën për mocion mosbesimin”, tha ai.

Lini një koment