Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht dhe arrestimin e 76-vjeçarit Muhamet Rreshka, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin Eqerem Rreshka, 74 vjeç.

Autori i dyshuar ishte shoqëruar mbrëmjen e kaluar pas krimit, teksa sot i janë vendosur edhe prangat. Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë konflikti i vazhdueshëm për pronën mes dy vëllezërve.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë) që dyshohet se u përdor nga autori për krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment