Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës, thikë.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas, Kavajë, ku shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se me një mjet prerës, thikë, ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, pas një konflikti të nisur për çështje pronësie.

Viktima kishte shkuar për të marrë dengje bari me zetor në arë, ku pasi i kishte ngarkuar, gjatë kthimit ishte takuar me vëllain e tij më të madh, autorin e vrasjes. Burimet bëjnë me dije se 76-vjeçari i kishte thënë vëllait të mos kalonte në atë rrugë, ndërsa ky i fundit, sipas 76-vjçarit e kishte shtyrë me zetor.

Pas konfliktit verbal, 76-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur vëllain e tij 3-4 herë, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.

Mjeti prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori i dyshuar për këtë krim, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave ligjore për dokumentimin e saj”, thuhet në njoftimin e plicisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment