Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaFermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo edhe përmbytjeve.

Vitet e fundit ka patur dëme të konsiderueshme tek prodhimi i mollës në Devoll për shkak të breshërit, prodhimi i qershisë në Dvoran për shkak të temperaturave të ulëta e deri në fushën e Maliqit, aty ku qindra hektarë tokë janë përmbytur.

Për këtë, fermerët e juglindjes ngrejnë shqetësimin e mungesës së sigurimit të prodhimeve të tyre, për shkak se kompanitë private nuk pranojnë, pasi janë toka me risk të lartë. Fermerët kërkojnë një bashkëpunim midis qeverisë dhe kompanive private, që prodhimet e tyre të sigurohen.

“Është shumë e vështirë sepse kompanitë e sigurimit marrin përsipër vetëm breshërin, por ne kemi fatkeqësitë natyrore, lulëzimin që vitet e fundit ka sjellë dëme të konsiderueshme. Jemi ulur disa herë më kompanitë, I kemi kërkuar ndihmë. Po të shohësh fatkeqësitë natyrore janë në rritje e dëmet janë kolosale. Ndai kërkojmë shtetit që nëpërmjet sigurimit apo skemave, të marrë riskun. Në takimin e fundit me ministrin na premtoi se po projektohet një projektligj që të bëhet sigurimi i produkteve bujqësore i detyrueshëm një pjesë ta mbështesë shteti, një pjesë ne”, tha Ferdinand Ali – Fermer superpotencial.

Në të njëjtën ide është edhe drejtori i bujqësisë në juglindje Vullent Gjolla, kur thotë se qeveria duhet të shohë mënyrën sesi operojnë vendet e rajonit në sigurimin e prodhimit të fermerëve.

“Për të parë shembuj konkretë si i menaxhojne situata të tilla pavarësisht fondeve. Është menduar të jepet zgjidhje, vetinicative dhe grumbullimi të fondeve të fermerëve të gjithë vendit. Mblidhet një buxhet i ministrisë, për të krijuar një fond fillestar e gjithë fermerët e Shqipërisë mbase me detyrim, për të krijuar një shoqëri të ketë fond ku pjesa e primit kryesor të jetë nga Ministria e bujqësisë dhe pjesa tjetër nga fermerët e gjithë Shqipërisë. Duke parë ku do jenë dëmet e konsiderueshme, qofte e pjesën e shpenzimeve të fermerëve, do lehtësonte maksimalisht dëmet nga fatkeqësitë natyrore”, Vullent Gjolla – Drejtor i Drejtorisë së Ekstensionit Bujqësor në Korçë.

Fermerët kërkojnë që sigurimi bujqësor të mos mbetet vetëm një premtim, por të kthehet në një mekanizëm konkret mbështetës për çdo familje që jeton nga toka. Në një kohë kur ndryshimet klimatike po sjellin dëme gjithnjë e më të mëdha, një skemë e përbashkët mes shtetit, kompanive të sigurimit dhe vetë fermerëve shihet si e vetmja rrugë për të mbrojtur prodhimin dhe për të garantuar vazhdimësinë e bujqësisë në juglindje të vendit.

Lini një koment