E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nga Irani në Tiranë për të “shpëtuar Shqipërinë”, Rama nxjerr pamjet: Në bulevard kemi dhe turistë të shitur!

Nga Irani në Tiranë për të “shpëtuar Shqipërinë”, Rama nxjerr pamjet: Në bulevard kemi dhe turistë të shitur!

Një tjetër reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Shefi i qeverisë ka publikuar disa turiste me origjinë nga Irani, të cilat janë shprehur se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për tu solidarizuar me protestuesit.

Rama shkruan se përveç aktivistëve, diasporës e besimtarëve të shitur, tashmë në bulevard ka dhe turistë të shitur, të cilët sipas tij “kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”

Postimi i Edi Ramës

Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë

Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës

Lini një koment