Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur “Rama jepe dorëheqjen”.

Protestuesit u nisën në një marshim me itinerar drejt Bashkisë së Tiranës, Kuvendit të Shqipërisë, stadiumit “Air Albania” dhe më pas përpara Presidencës.

Gjatë marshimit, protestuesit ndaluan edhe para godinës së Kuvendit, ku u ulën për disa minuta dhe brohoritën me thirrjet “Parlament analfabet”.

Më pas, turma u rikthye sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar marshimin dhe protestën në mënyrë paqësore.

Lini një koment