Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AGimenez i thotë “lamtumirë” Milan dhe përfundon në Portugali, 35 milionë euro për kuqezinjtë

Gimenez i thotë “lamtumirë” Milan dhe përfundon në Portugali, 35 milionë euro për kuqezinjtë

E përditshmja meksikane “Deportes Total MX”, raporton se negociatat janë në një fazë të avancuar midis Porto dhe Milan për shitjen e Santiago Gimenez.

Sulmuesi i kuqezinjve është, në fakt, një përparësi për trajnerin e klubit portugez, Francesco Farioli. Në Meksikë, ata madje flasin për një shifër prej rreth 28 milionë eurosh plus 7 milionë euro bonuse.

Për momentin, “Bebote” e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të diskutojë të ardhmen e tij deri në fund të Kupës së Botës.

Në dy sezone me Milan, sulmuesi Santiago Gimenez nuk ka patur një aventurë positive, me vetëm 30 ndeshje në kampionat e 5 gola, të gjitha në sezonin e parë. ndërsa vjet nuk realizoi asnjë gol.

Lini një koment