Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë Taulant Tushe.

Ky i fundit prej janarit të këtij viti mbahej në masën e arrestit shtëpiak me vendim të Apelit të Posaçëm, ndërsa kjo masë iu zbut sërish me detyrim paraqitje.

Tushe është i përfshirë në aferën “5D”, së bashku me dy ish drejtorët e tjerë Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Sipas SPAK Taulant Tusha në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të KVO, si dhe anëtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku, kanë favorizuar shoqërinë 5D në 3 tendera të Bashkisë Tiranë, duke i krijuar shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik”, argumenton prokuroria.

Tushe u arrestua fillimisht në mars të vitit 2024 me urdhër të SPAK, por u lirua nga qelia në muajin janar 2026.

Ky i fundit po gjykohet edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Lini një koment