Manchester United i “mbyll derën” rikthimit të Onana, e lë edhe një vit të huazuar në Turqi
Portieri në pronësi të Manchester United, Andre Onana, po i afrohet një marrëveshje rikthimi te Trabzonspor, me një tjetër huazim sezonal te skuadra turke.
Kamerunasi e kaloi sezonin e kaluar si huazim te klubi turk dhe “Sky Sports News” raportoi në fillim të qershorit se Onana nuk do të ishte në garë për vendin e parë te United pas sezonit mbresëlënës debutues të Senne Lammens në klub.
Onana shpresonte shumë që të rikthehej në “Old Trafford” dhe të binte trajnerin Michael Carrick, me të cilin nuk ka punuar më parë, por shpresat e tij janë shuar shpejt.
“Djajtë e kuq” janë pranë finalizimit të një tjetër marrëveshje huazimi me Trabzonspor, për ta lënë 30-vjeçarin sërish në Turqi. Kontrata e tij me “djajtë e kuq” skadon në verën e vitit 2028.