Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaFraza enigmatike e Rüdiger pas pyetjes për Mourinhon: “Së pari Botërori, pastaj babai im…”

Fraza enigmatike e Rüdiger pas pyetjes për Mourinhon: “Së pari Botërori, pastaj babai im…”

Antonio Rüdiger, mbrojtësi i Real Madridit që po luan Botërorin 2026 me Gjermaninë, foli për DAZN pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit. Gazetari e pyeti për ardhjen e Mourinhos në stolin e Real Madridit dhe përgjigjja e 33-vjeçarit u bë “virale”. “I entuziazmuar për Mourinhon? Le të mendojmë për Botërorin dhe pastaj shkoj te babai im”, – tha Rüdiger duke qeshur.

Në rrjete sociale u ngrit pyetja nëse ai e konsideron Mourinhon si “babai” i tij në futboll. Më herët në SHBA, Rüdiger foli për të ardhmen e Real Madridit dhe ardhjen e José Mourinhos si trajner, me të cilin nuk ka luajtur kurrë bashkë:

“Nuk mund të them shumë, por mund të nënvizoj se më bën shumë entuziast. Më në fund do të ndodhë që të luaj nën drejtimin e tij. Në të kaluarën kemi pasur shumë biseda, por për disa arsye nuk ndodhi kurrë bashkimi. Prandaj tani jam edhe më i lumtur ta mirëpres atë tek ne”.

Lini një koment