E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta

Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta

Policia e Parisit njoftoi të premten se u kërkoi organizatorëve të Marshimit të Krenarisë, i cili ishte planifikuar për të shtunën të anulohej për shkak të një vale të jashtëzakonshme të nxehtësisë që ka ngarkuar shërbimet e urgjencës dhe spitalet në kryeqytetin francez.

Në rast se nuk do të anulohet, policia paralajmëroi se do ta ndalonte atë plotësisht. Marshimi përgjithësisht mbledh dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e qytetit.

Policia kishte lëshuar të njëjtën kërkesë për një festival muzikor të quajtur Solidays dhe një takim atletik në Stade Charlety, të cilët pritej të tërhiqnin gjithashtu dhjetëra mijëra njerëz.

Lini një koment