Werder Bremen kërkon talentin shqiptar të Bayern, quhet Ibrahimovic
Werder Bremen është i interesuar të transferojë talentin shqiptar të Bayern-it, Arijon Ibrahimovic. Për momentin situata, gjithsesi, duket e vështirë.
Werder Bremen nuk mund të përballojë një transferim të përhershëm. Sa i përket një marrëveshjeje huazimi, lojtari do të duhet të zgjasë kontratën e tij me Bayern, pasi ajo skadon vitin e ardhshëm. Ibrahimovic dëshiron një kontratë të përhershme me një klub dhe të ketë një plan afatgjatë për karrierën.
Pavarësisht rrethanave të vështira, Werder Bremen mbetet i interesuar për lojtarin shqiptar.