E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiKupa e Shqipërisë: Egnatia në finalen, eliminon Elbasanin me penallti

Kupa e Shqipërisë: Egnatia në finalen, eliminon Elbasanin me penallti

Egnatia është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit eliminuan në gjysmëfinale Elbasanin pas gjuajtjeve të penalltive, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH 1 dhe RTSH Sport).

Në “Elbasan Arena”, në një ndeshje të luftuar, ishte skuadra rrogozhinase që arriti të zhbllokojë sfidën me golin e shënuar nga Gruda sapo u mbushën dhjetë minuta lojë. Elbasani reagoi në pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit me anë të Mustës.

90 minutat, ashtu si në ndeshjen e parë, u mbyllën në barazim 1-1. Gjithçka iu drejtua shtesës, por që rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. U deshën gjuajtjet nga pika e bardhë për të vendosur fituesin, me rrogozhinasit që u treguan më të saktë duke fituar 4-2.

Kështu Egnatia siguron biletën për finalen e Kupës, në pritje të finalistes tjetër që do të dalë nga sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Lini një koment