Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBalla nxjerr videon: Ndiqeni vulën e mbylljes së diskutimit mbi komandantin e rremë të UÇK Dritan Goxhaj

Balla nxjerr videon: Ndiqeni vulën e mbylljes së diskutimit mbi komandantin e rremë të UÇK Dritan Goxhaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish lidhur me diskutimet për Dritan Goxhajn, duke iu referuar një deklarate të babait të tij mbi lëvizjet e tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas Ballës, babai i Goxhajt ka deklaruar se i biri ka qenë në Greqi deri më 29 mars 1999, çka sipas këtij versioni bie ndesh me pretendimet se ai mund të ketë qenë i përfshirë në strukturat e UÇK-së në atë periudhë.

“Ndiqeni vulën e mbylljes së diskutimit mbi komandantin e rremë të UÇK Dritan Goxhaj. E thotë babai i vet me data: Dritan Goxhaj më deri më 29 Mars 1999 ka qenë në Greqi. Pra deri në këtë datë ka qenë në Greqi jo në Kosovë. Nuk mund të ishte komandant me korespondencë në 1 Mars 1999 në UÇK, kur ndodhej në Greqi. Prandaj askush mos ta përdori më flamurin e UÇK për agjendat e zeza që fshihen pas këtyre hafijeve të Iranit, apo çdo vendi tjetër keqdashës me Shqipërinë. Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet”, shkruan Balla.

Lini një koment