Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj. Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me ritme shumë më të larta sesa konsumi, duke reflektuar kushtet e favorshme hidrike dhe zgjerimin e kapaciteteve fotovoltaike.
Sipas OST, ngarkesa totale në sistemin e transmetimit arriti në 570 Gigavat në muajin maj 2026, nga 530 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përfaqëson një rritje prej 7.4%, duke treguar zgjerimin e kërkesës për energji në ekonomi dhe konsum më të lartë nga familjet dhe bizneset.
Megjithatë, zhvillimi më domethënës është ai i prodhimit vendas. Në maj 2026, prodhimi total i energjisë elektrike arriti në 810 gigavat, krahasuar me 570 gigavat në maj 2025. Rritja rezulton në rreth 43%.
Pesha kryesore e këtij prodhimi vijon të mbahet nga hidrocentralet të cilat prodhuan 710 gigavat në maj, ndërsa pjesa tjetër I përket energjisë diellore përmes centraleve fotovoltaike.