Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaTrump kërcënon me tarifë 100% ndaj vendeve që vendosin taksën për shërbimet dixhitale

Trump kërcënon me tarifë 100% ndaj vendeve që vendosin taksën për shërbimet dixhitale

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të vendosë menjëherë një tarifë 100% mbi mallrat e importuara nga çdo shtet që miraton një taksë mbi shërbimet dixhitale, masë që synon kompanitë amerikane që ofrojnë shërbime online në vende ku nuk kanë prani fizike.

Siç raporton CBS News, në një postim në rrjetin Truth Social, Trump tha se disa vende evropiane janë afër miratimit të një të ashtuquajture takse për shërbimet dixhitale dhe paralajmëroi se çdo vend që e vendos një taksë të tillë do të marrë menjëherë një tarifë 100% për të gjitha mallrat që i dërgohen Shteteve të Bashkuara.

Analizat e institucioneve ndërkombëtare dhe të pavarura tregojnë se rreth gjysma e vendeve evropiane anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik kanë propozuar, njoftuar ose tashmë zbatuar një taksë të tillë, e cila prek kryesisht kompanitë amerikane. Konflikti mbi taksat dixhitale mbetet një nga çështjet kryesore në bisedimet tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, ndërsa Trump ka vendosur afatin e 4 korrikut për të finalizuar një marrëveshje që të kufizojë tarifat për shumicën e importeve evropiane në 15%.

Administrata Trump po këmbëngul se një tarifë e re mbi importet do të kishte efekt të menjëhershëm dhe do të anashkalonte marrëveshjet ekzistuese tregtare, nëse një vend përparon me miratimin e taksës dixhitale; Sipas CBS News, paralajmërimi vjen ndërsa konturet e një zgjidhjeje ndërkombëtare për përballimin e taksimit të platformave digjitale mbeten të paqarta.

Lini një koment