Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AInteri, ideja e çmendur për krahun e mbrojtjes. Carvajal mund të vijë me parametër zero

Interi, ideja e çmendur për krahun e mbrojtjes. Carvajal mund të vijë me parametër zero

Pasi dështoi transferimi i Palestra, klubi zikaltër është i detyruar të rishikojë strategjitë e tij në merkato. Ky investim i munguar e lejon gjithsesi Interin të ruajë rreth 55 milionë euro, një shifër e rëndësishme që kryesia mund të vendosë t’ia dedikojë reparteve të tjera të skuadrës. Duke pasur parasysh se vetëfinancimi do të jetë parimi udhëheqës i verës, Giuseppe Ausilio dhe Dario Baccin do të duhet të vlerësojnë me kujdes çdo operacion, duke iu dhënë përparësi zgjidhjeve të qëndrueshme dhe rasteve të merkatos që mund të rrisin cilësinë e përgjithshme të skuadrës pa rënduar jashtë mase në bilanc.

Ndër profilet që po joshin drejtuesit, madje me parametër zero, është Dani Carvajal. Mbrojtësi spanjoll e ka mbyllur eksperiencën e tij të gjatë me Real Madridin dhe po përgatitet të zgjedhë destinacionin e ardhshëm. Për momentin nuk ka bisedime konkrete, por emri i tij është lidhur me Interin, për bagazhin teknik dhe ndërkombëtar që do të sillte në dhomat e zhveshjes. Përvoja e tij në nivelet më të larta do të përbënte një vlerë të shtuar, si në fushë, ashtu edhe në rritjen e shokëve të skuadrës më të rinj.

Megjithatë, mbetet për t’u kuptuar se çfarë roli mund të mbulonte Carvajal në projektin e mundshëm zikaltër. Përpara se Chelsea të ndërhynte fuqishëm për Palestra, ideja ishte që i riu të futjej si alternativë në krahun e djathtë. “Tani skenarët mund të ndryshojnë, ish-lideri i Real Madridit, – shkruan ‘L’Interista’, – mund të afrohet qoftë si titullar, qoftë si një njeri me përvojë për t’u aktivizuar krahas një afrimi të ri”.

Lini një koment