Vlahovic refuzon propozimin e fundit të Juventusit, gjen ekipin e ri në Angli
Dusan Vlahovic duket se ka refuzuar edhe propozimin e dytë të Juventusit, që ishte për një kontratë një ose dy-vjeçare me një rrogë vjetore 8 milionë euro.
Në anën tjetër, TuttoJuve zbulon se sulmuesi serb ka vendosur të largohet përfundimisht nga Juventus dhe duket se ka gjetur ekipin e ri, që është Newcastle në Premier League.
“Qymyrxhinjtë” janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat ekonomike të sulmuesit, që kërkon një rrogë vjetore 12 milionë euro në sezon. Nga 30 qershori, Vlahovic del si lojtar i lirë në treg dhe mund të transferohet falas kudo që ai dëshiron.