Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Vatra e zjarrit është afruar pranë zonave të banuara, duke rritur rrezikun për banesat.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Megjithatë, ndërhyrja po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer, i cili nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse në afërsi të vatrës.

Për këtë arsye, efektivët po përdorin mjete rrethanore për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij drejt banesave.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.

Lini një koment