Petraj: Protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat
Avokati Edmond Petraj thotë se PD po përdor protestën para Kryeministrisë dhe se përfaqësues të saj kanë dalë në shesh.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se protesta nisi për arsye që shqetësonin qytetarët, por u devijua rrugës.
Petraj shtoi se protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat.
“Protesta ka tejkaluar ato elementë për të cilën u përdor. Situata u agravua dhe shkoi përtej asaj që shkuan qyetatarët. Kauza e këtyre u vodh. Pas ditës së katërt, ka pasur disa kërkesa, që më përpara i ka nxjerrë PD. Në fillim, PD e shau protestën, pas asaj, Berisha dha urdhër që të gjithë simpantizantët e PD, figurat e tjera të PD, ta mbështesnin protestën. Kjo gjë që ata kërkojnë, për mkendimin tim, gabuan. Protesta devijoi rrugës. Në fillim ishte shumë mirë protesta. Ajo situatë duhet të qëndronte këtu.
Nuk mund të themi se Albin Kurti ka pasur dorë direkt në protesta, por derisa janë shfaqur personazhe të lidhur me të, kur janë kapur prova dhe fakte, për çfarë do vinte diaspora? Aty po flasin që të gjithë, Haradinaj, zoti Ahmeti nga Shkupi. Këta janë komandantë legjendarë, nuk i zhbën dot Albin Kurti”, theksoi ai.