E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, të shtunën.

Kërkimet për të mbijetuar dhe trupa e viktimave vijojnë papushim teksa ekipe kërkim-shpëtimi nga shtetet të ndryshme kanë udhëtuar drejt Venezuelës.

Mijëra persona janë plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditën veriun e vendit të mërkurën, duke lënë më shumë se 50,000 të zhdukur.

Qeveria e Venezuelës gjithashtu ka aktivizuar një linjë të re telefonike për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë.

Nga ana tjetër një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur dhe po pret avionë amerikanë që transportojnë ndihma humanitare për të gjithë të prekurit bga tërmeti shkatërrimtar.

Lini një koment