Pasi dështoi me Palestra, Inter gjen zëvendësuesin e Dumfries në… Arabinë Saudite
Inter po përballet me një situatë të çuditshme këtë merkato, pasi zikaltrit kanë humbur disa nga objektivat e tyre të rëndësishëm që ishin në plan për t’u transferuar.
Rasti më i bujshëm është ai i Marco Palestra, i cili kishte arritur marrëveshjen për kushtet personale me Interin, por në fund u transferua te Chelsea, e cila i ofroi një rrogë gati dyfish më shumë.
Pas dështimit me Palestra, Inter po shqyrton alternativa të tjera për krahun e djathtë të mbrojtjes, për të gjetur zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfries.
Sipas Gazzetta dello Sport, alternativa kryesore e momentit është francezi i Al-Ittihad, Moussa Diaby, i cili është gati të rikthehet në Europë, pas dy sezonesh në Arabinë Saudite.
26-vjeçari është nën kontratë me klubin saudit deri në vitin 2029, vlera e tij në treg llogaritet 25 milionë euro.