Inter gjen mbrojtësin e djathtë në Madrid, vetëm se kushton 30 mln euro. Në garë jane edhe Napoli me Juventusin
Inter i është shtuar listës së ekipeve të tjera të Serie A, si Napoli dhe Juventus, që interesohen për mbrojtësin e djathtë të Atletico Madridit, Nahuel Molina.
28-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Colchoneros”, ndaj largimi i tij këtë verë është shumë i mundshëm. Megjithatë, Atletico nuk ka ndërmend të heq dorë lehtësisht prej tij.
Klubi madrilen ka vendosur shifrën 30 milionë euro si kusht për të lënë të lirë mbrojtësin e djathtë argjentinas. Ndërkohë që vlera e tij në Transfermarkt është jo më shumë se 15 milionë euro.
Nuk është hera e parë që Inter ka shprehur interes për mbrojtësin argjentinas, por këtë ehrë situata është më ndryshe. Zikaltrit duhet të bëjnë me patjetër një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes, pas largimit të Denzel Dumfries.