Milanit i duhet një mesfushor me tipare sulmuese, Amorim “peshkon” te Man. United
Milan është shumë aktiv këto ditë në merkato. Kuqezinjtë kanë siguruar transferimin e Gonçalo Ramos për mbi 70 milionë euro, blerja e tyre më e shtrenjtë në histori.
Po ashtu kanë arritur marrëveshjen për kushtet personale me mbrojtësin e Benfica, Antonio Silva. Ndërkohë, Milanpress.it zbulon se kuqezinjtë do të transferojnë edhe një mesfushor me tipare sulmuese.
Ruben Amorim ka zgjedhur Mason Mount, të cilin e njeh mirë që nga koha kur drejtoi Man. United. Pavarësisht se sezoni i fundit nuk ishte shumë i mirë për anglezin, cilësitë e tij janë të padiskutueshme.
Mount është nën kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2028, Milan është i gatshëm të ofrojë deri në 35 milionë euro për anglezin, sipas raportimit në fjalë.