E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPlay-off NBA/ OKC fiton ndeshjen e dytë me Phoenix, Detroit barazon serinë me Orlando-n falë një fitoreje historike

Play-off NBA/ OKC fiton ndeshjen e dytë me Phoenix, Detroit barazon serinë me Orlando-n falë një fitoreje historike

Thunder nuk gabojnë dhe kontrollojnë edhe ndeshjen e dytë përballë Suns falë 37 pikëve të Shai Gilgeous-Alexander. Lajmin më të keq të mbrëmjes e morën nga infermieria pasi Jalen Williams duket se ka pësuar dëmtimin e radhës. Ai braktisi parketin në pjesën e parë ku ishte protagonist falë 19 pikëve të shënuara. Për ekipin e Phoenix nuk mjaftuan 30 pikët e Dillon Brooks për të evituar humbjen.

Ndërsa në Detroit ekipi i Pistons thyen mallkimin duke marrë fitoren e parë në shtëpi në fazën play-off pas plot 11 humbjeve radhazi të regjistruara prej 2008-ës e deri më sot. Cade Cunningham ishte protagonist me 27 pikë dhe 11 asist ndërsa pjesën tjetër të punës e bëri mbrojtja, e cila mbajti nën kontroll sulmin e Magic.

Ndeshjet

Detroit Pistons-Orlando Magic 98-83 (1-1)

Oklahoma City Thunder-Phoenix Suns 120-107 (2-0)

Lini një koment