E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

Një nga protestueset në shesh i është drejtuar me tone të ashpra kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratave të tij për ish-të përndjekurit politikë.

Në fjalën e saj, ajo kundërshtoi përdorimin e termit “ish të përsekutuar”, duke thënë se për shumë familje shqiptare persekutimi politik nuk ka përfunduar ende.

“Na quajte ish të përsekutuar, por ne jemi ende politikisht të përsekutuar”, u shpreh protestuesja, duke e akuzuar Berishën se nuk mund ta trajtojë si të mbyllur një plagë që, sipas saj, vazhdon edhe sot.

Deklarata u bë gjatë fjalimeve të mbajtura në protestë, ku krahas thirrjeve kundër qeverisë, nuk kanë munguar as kritikat ndaj figurave të vjetra të politikës, përfshirë edhe kreun e PD-së.

Lini një koment