Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaLIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet të vijojnë edhe për pak orë marshimin e tyre në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Edhe në protestën e sotme nuk mungon prania e fëmijëve të mitur të cilët prindërit e tyre kanë vendosur t’i marrin me vete në marshim. Disa prej të miturve shihen me qeleshe dhe rroba me motive shqiptare.

Marshimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të përsërisin kërkesat e tyre, me thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Lini një koment