Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete

(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete

Si rezultat i hetimeve të kryera nga policia Sarandë për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës;

Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë;

Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier .

Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal.

Lini një koment