Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Llakatund të Vlorës. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe kanë dalë jashtë kontrollit, duke u përhapur me shpejtësi.

Problematike paraqitet edhe era, e cila po favorizon përhapjen edhe më të shpejtë të zjarrit. Ndërkohë, nuk raportohet ende për mbërritjen e zjarrfikëses në vendngjarje.

Lini një koment